Haxhiu i PDK-së: Pozita e ministrit në Shëndetësi u shndërrua në pazare politike brenda VV-së - NACIONALE

Haxhiu i PDK-së: Pozita e ministrit në Shëndetësi u shndërrua në pazare politike brenda VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka komentuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, duke thënë se kjo pozitë është shndërruar në pozitë për pazare politike brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu në Klan Kosova tha se mekanizmat e pushtetit janë të koncentruar në zhvatjen e miliona eurove të buxhetit për pacientët.

“Ajo çka mund të themi sot pas dorëheqjes është që definitivisht po vërehet që shëndetësia që ishte një prioritet i premtuar nga Kurti është shndërruar në një sektor të përplasjeve dhe pazareve politike, klienteliste dhe nepotiste të grupacioneve brenda Lëvizjes Vetëvendosje”, tha deputeti Haxhiu.

Ai shtoi se në këtë sektor mekanizmi i shtetit është i konentruar në zhvatjen e buxhetit të pacientëve.

“Kjo i bie ashtu siç është situata në shëndetësinë tonë ku askush nuk qanë hallin për pacientët tanë dhe as për profesionistët tanë shëndetësorë dhe i tërë mekanizmi i pushtetit është i koncentruar në zhvatjen e miliona të buxhetit të pacientëve pasi ka mbi katër muaj që është publikuar raporti i auditorit për shëndetësi dhe SHSKUK ku janë raportuar shumë shkelje dhe keqpërdorime” tha Haxhiu.

Lajme të ngjashme