Haradinaj i drejtohet shtetit: Greva është e garantuar me ligj
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në rast se do të ketë greva në sektorin publik, atëherë çdo grevisti do t’i ndalet paga çoftë edhe për një orë grevë.
Nga Ministria e Financave po arsyetohen se në këtë kërkesë po mbështeten në nenin 18, pika 1.
E për këtë punë, ka reaguar kreu i AAK-së, deputeti, Ramush Haradinaj.
Haradinaj thotë së punëtorët janë në të drejtën e tyre dhe grevat janë mjeti i vetëm që u ka mbetur në dorë.
“Kryeministër mos e kërko fajin te punëtorët por te vetja jote. Ka më shumë se një vit e gjysmë që ti tallesh me ta, për të mos thënë se po i vjedhë ata. Ju kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.2%. Çdo formulë tjetër do t'u kthehet në bumerang. Është sosur durimi!”, shkruan Haradinaj.