Haliti tregon se pse nuk do t'i shkojnë në zyrë edhe Kurtit 25 biznesmenët amerikanë që do të takohen me Vuçiqin
Analisti i politikës, Afrim Haliti, ka komentuar vizitën e 25 biznesmenëve amerikanë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë se të njejtit nuk shkojnë në zyre të kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se Kosova nuk ka nevojë për njerëz të tillë pasi Kurti nga ngritur ekonominë e vendit.
“Prandaj, me udhëheqës të tillë shqiptarët gjithmonë ia kanë dalë t’i dalin ballë imperializmit amerikan. Dhe gjithmonë kemi përfunduar si shtete tejet të zhvilluara. Ditë të bardha po vijnë për Kosovën.”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.
Shkrimi i plotë i tij:
Sot Vuçiqit në zyrë i shkon një delegacion amerikan me 25 biznesmen.
Të njejtit sigurisht se nuk do t’i shkojnë Kurtit në zyrë. Pse t’i shkojnë? Me një ngritje të pashembullt ekonomike që Kurti i ka shkaktuar Kosovës, sot Kosova nuk ka fare nevojë për njerëz të tillë. Me Kurtin, Kosova ka krijuar tashmë bazën e saj ekonomike për t’u bërë në njëfarë mënyre e vetëmjaftueshme. Mu siç ishte bërë edhe Shqipëria e Enver Hoxhës. Prandaj, me udhëheqës të tillë shqiptarët gjithmonë ia kanë dalë t’i dalin ballë imperializmit amerikan. Dhe gjithmonë kemi përfunduar si shtete tejet të zhvilluara.
Ditë të bardha po vijnë për Kosovën.
Era shtet.
