Gruaja raporton se ish i dashuri po e shqetëson nëpërmjet telefonit: Policia jep detaje - NACIONALE

Gruaja raporton se ish i dashuri po e shqetëson nëpërmjet telefonit: Policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i ngacmimit është raportuar në Mitrovicën e Veriut.

Atje një grua ka kontaktuar Policinë, pasi ka thënë se ish i dashuri po e shqetëson gjatë gjithë kohës në telefon.

Njoftimi:

NGACMIM

Mitrovicë Veri 07.05.2024 – 09:43. Ankuesja kosovare, ka njoftuar se vazhdimisht është duke u shqetësuar përmes telefonit nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me kërkesë të ankueses është lëshuar urdhër mbrojtës për çka është njoftuar edhe i dyshuari. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme