Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë, detajet që dihen deri më tani
Të paktën një person ka mbetur i plagosur, sipas burimeve të Nacionales, pas një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Njëri nga të plagosurit është dërguar me taksi për trajtim mjekësor, ndërsa tjetri para pak minutash është marrë nga ambulanca.
Mes tjerash, burimet e Nacionales thonë se një person është shoqëruar në veturën e policisë, për arsye që nuk dihen deri më tani.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen ende vetura të shumta të policisë dhe zyrtarët policorë.
Më poshtë, ndiqni pamje nga ky rast.
Nacionale ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti, por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje.