Gjinovci: Shqipëria gjithmonë e ka përdorur Kosovën për t’u faktorizuar në Ballkan - NACIONALE

Gjinovci: Shqipëria gjithmonë e ka përdorur Kosovën për t’u faktorizuar në Ballkan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, nuk është impresionuar me fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Për Gjinovcin, Kosova është përdorur nga liderët e Shqipërisë për ta faktorizuar veten në Ballkan.

Shqipnia dhe liderët e saj gjithmonë e kanë përdorë Kosovën për mu faktorizu në Ballkan”, ka shkruar Gjinovci në llogarinë e tij në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një fjalim 1-orësh para Këshillit të Evropës ka pasur akuza të ashpra për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me raportin e Dick Martyt, ka dalur në mbrojtje të ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve në Hagë, përderisa ka kërkuar që rezoluta të miratohet. Akuzat e tij, nxitën reagime të ashpra nga anëtarët e Asamblesë Parlamentare.

Lajme të ngjashme