Gjendet i vdekur një person në veturën e tij në Kaçanik
Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur një burrë në Kaçanik.
Ata e kanë cilësuar si vetëvrasje rastin, pasi thuhej se i njëjti është gjetur pa shënja jete në veturën e tij.
Tutje, ata kanë njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Kaçanik 20.12.2022 – 16:25. Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në veturën e tij, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku nga ekipi i emergjencës. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.
