Tri raste të dhunës në familje në Kosovë për 24 orë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 3 raste të dhunës në familje. Dy persona janë arrestuar.
Policia e Kosovës, njofton se në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, pasi dyshohet se të njëjtit kishin pasur konflikt mes vete dhe kanë sulmuar njëri-tjetrin.
Siç njofton policia, të dy kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretmane mjekësore.
“Fushë Kosovë 20.12.2022 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë, pasiqë të njëjtit kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin. Si pasojë e kësaj që të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretmanë mjekësore. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Në anën tjetër, në Obliq, një grua është ankuar pasi është larguar nga shtëpia nga personi i cili ishin duke bashkë jetuar.
Policia njofton se i dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.
“Obiliq 20.12.2022 – 18:30. Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka qenë duke bashkë jetuar, e ka larguar nga shtëpia. I dyshuari, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin e PK-së.
Edhe në Prizren, një burrë është arrestuar e më pas është liruar, pasi dyshohet se ka ofenduar një grua. Siç thuhet në raport, i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit.
“Prizren 20.12.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ofenduar viktimën femër kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 2.37 promilë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të ndalet për 6 orë e më pas të lirohet në procedurë të rregullt”, përfundon raporti.
