Gjendet i vdekur një person në Gjilan, policia jep detaje për rastin - NACIONALE

Gjendet i vdekur një person në Gjilan, policia jep detaje për rastin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan, dje rreth orës 13:30.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se janë sekuestruar prova materiale.

Rasti është cilësuar si "Vdekje e dyshimtë".

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet tutje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjilan 24.12.2022 – 13:31. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendngjarje kanë dalur prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme