Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, ku janë arrestuar tre persona.

Në raportin 24 orësh thuhet se në Prizren është arrestuar një person pasi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Prizren 03.01.2023 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkohë një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar përseri në Prizren ku thuhet se një burrë ka sulmuar bashkëshortën e tij.

Prizren 01.01.2023, 00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkruan në raport.

Në Gllogoc një grua ka raportuar se i fejuari i saj nuk e ka lënë të hyjë në shtëpi pas një mosmarrëveshje që kishin. Siç thekson policia, në lidhje më këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe se rastin është në procedurë të rregullt.

Gllogoc 04.01.2023 – 12:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur një mosmarrëveshje me të fejuarin e saj pasi që viktima ka dashur të largohet nga shtëpia ku ata jetojnë por nuk e ka lejuar i dyshuari. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është sulmuar nga vëllai i saj. Policia bënë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar për ekzaminim psikiatrik ku i njëjti është ndaluar në Forenzikën Psikiatrike për trajtim të mëtutjeshëm.

Prishtinë 04.01.2023, 18:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar me probleme psikike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar për ekzaminim psikiatrik ku i njëjti është ndaluar në Forenzikën Psikiatrike për trajtim të mëtutjeshëm”, shkruan në raport.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur edhe në Malishevë. Është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij.

“Malishevë 03.01.2023, NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovare bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

Edhe në Mitrovicë është arrestuar e më pas është liruar një person pasi i njëjti dyshohet të ketë sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij.

Mitrovicë 03.01.2023 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, përfundon raporti i Policisë.

Lajme të ngjashme