Dhuna vazhdon të përdoret brenda familjes, në shumicën e rasteve viktima gratë - NACIONALE

Dhuna vazhdon të përdoret brenda familjes, në shumicën e rasteve viktima gratë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë vazhdon të ketë raste kur dhuna fizike, psikike përdoret brenda familjes. Në të shumtën e rasteve, sipas policisë, viktima janë gratë. Brenda 24 orëve të fundit, tetë raste të dhunës në familje janë raportuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit thuhet se rastet kanë ndodhur në Drenas, Prishtinë, Prizren, Malishevë, Skenderaj, Zveçan dhe Mitrovicë.

Në Gllogoc, policia e ka arrestuar një person me dyshimet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër.

E në shtëpinë e tij policia gjeti edhe armë. Ky rast, ka ndodhur me datën 1 gusht.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një armë gjuetie dhe një revole për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Me datë 2 gusht në Prishtinë, policia e ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi njejti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.

Dhunë në familje është raportuar edhe Prizren ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një person.

Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu edhe në Malishevë me datën 02.08.2022 rreth orës 21:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Kurse në Skenderaj është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime

Dhunë në familje ka pasur edhe në Zveçan ku është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë ndaj dy viktimave kosovarë si dhe i ka kanosur ata. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Në Veri të Mitrovicës është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike ka sulmuar fizikisht viktimat, një femër dhe një mashkull kosovarë. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet ne mbajtje prej 48 orë.

Lajme të ngjashme