Gazetari pro VV-së: Populli e mërgata gati të dalin në rrugë për të mbrojtur Qeverinë e pakorruptuar - NACIONALE

Gazetari pro VV-së: Populli e mërgata gati të dalin në rrugë për të mbrojtur Qeverinë e pakorruptuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gëzim Mekuli, gazetar e me shumë gjasë edhe pronar i gazetës shumë pak të njohur “Mekuli Press”, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar idenë për një protestë pro Qeverisë Kurti.

Sipas tij Kosovës po i “nxihet fryma” nga taktikat putiniste të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

Shkurt e shqip: Për të mbrojtur votën e lirë, pra Qeverinë e pakorruptuar, largëpamëse e të drejtë të Kosovës, populli është gati të dal në rrugë.

Që nesër edhe mërgata është gati!”, shkruan ai ndër të tjera.

Ndryshe kujtojmë që z.Mekuli në shumë raste e ka shprehur përkrahjen, por edhe dashurinë ndaj Kurtit, të cilën në një rast e ka quajtur “engjëll”.

Lajme të ngjashme