Gazetari Martens e pranon se e hoqi nga intervista e Kurtit pjesën skandaloze: "A është ky skandal?"
Ka reaguar publikisht Michael Martens në lidhje me heqjen e pjesës së intervistës së Albin Kurtit ku thotë që ambasadori amerikan dinte më shumë se ai për situatën në veri, dhe prandaj u bë kompromisi për targat.
Martens ka shkruar se “disa njerëz duket se po e konsiderojnë skandal (apo duan ta kthejnë në skaandal) faktin që ambasadori amerikan në momente të caktuara mund të dijë më shumë për sitautën e sigurisë në një rajon të caktuar (në këtë rast në veri të Kosovës) se sa kryeministri. Por a është ky skandal?” - ka shkruar ai.
Ai ka vazhduar me cicërima të reja në llogarinë e tij në Twitter.
Some people seem to consider it a scandal (or want it to turn it into one) that a US ambassador in certain moments might know more about the security situation in a certain region (in this case the north of Kosovo) than a Prime Minister. But is this a scandal?
— Michael Martens (@Andric1961) November 29, 2022
Gazetari Martens shton se për audiencën amerikane ““lajmi” që ambassadori amerikan mund të dijë diçka që vendi përkatës nuk e di, nuk është lajm, sepse kjo ndodh gjithë kohën. I befasuar të mësojë që është ndryshe në Kosovë.”
Ai ka thënë që meqë intervista ishte e gjatë, vendosi të hiqte disa pjesë të versionit të autorizuar “që nuk kishin interes të madh për lexuesit tanë”
Por, ishte pikërisht ajo deklaratë e cila ka bërë bujë të madhe publike në mediat tona. Ajo pjesë e intervistës e kundërshtonte deklaratën e mëparshme të kryeministrit Kurti, i cili thoshte që kishte qenë vetëm nisja e bisedimeve mbi planin franko-gjerman që kishte bërë dallimin mes propozimit të 21 nëntorit dhe marrëveshjes së arritur të 23 nëntorit.
Kryeministri i Kosovës asnjëherë nuk e ka pranuar për opinionin kosovar se ambasadori amerikan e ka bindur që të heqë dorë nga çështja e targave.
