Gazetari i afërt me VV-në: Pas Latifit, dorëheqje duhet të japë edhe Nagavci e Mehaj - NACIONALE

Gazetari i afërt me VV-në: Pas Latifit, dorëheqje duhet të japë edhe Nagavci e Mehaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gëzim Mekuli, gazetar i afërt, shuuuuumë i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje ka shkruar një status duke e komentuar dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Duke shfrytëzuar një fjali të madhe të Jul Cezarit, “Veni, vidi, vici”, Mekuli ka shkruar se ministri Latifi ka kapituluar.

“Ministri i shëndetësisë nuk është Jul Cezari. Ai ndoshta ka mendu se është Cezari, por mirë s'paska mendu hiq! Andaj sot ish-Ministrit edhe do i shkonin për shtati këto fjalë: Erdha, pashë, kapitulova.”, shkroi ai.

Madje, gazetari i afërt me Qeverinë Kurti, ka paralajmëruar edhe dy dorëheqje.

“Kapitulimi nuk përfundon këtu....Edhe në Ministrinë e mbrojtjes e në Arsim – “fushëbeteja” duhet të jetë puna, sakrifica, përgjegjësia, cilësia, guximi dhe resurset formale dhe ato joformale të njerëzve të kabinetit që të rrethojnë. E gjithsesi dhe patjetër edhe për vetë Ministrat.”, shkroi ndër të tjera.

Pra ai ka kërkuar dorëheqjen e ministres së MASHTI-t, Arbërie Nagavci, dhe atij të Mbrojtjes, Armend Meja.

Kujtojmë që Latifi ka dhënë dorëheqje sot, siç shkroi me “keqardhje”.

Lajme të ngjashme