Fondacioni “Golden Eagle” hap fabrikën për prodhimin e letrës higjienikë, pritët të punësohen 30 persona më aftësi të kufizuar brenda vitit - NACIONALE

Fondacioni “Golden Eagle” hap fabrikën për prodhimin e letrës higjienikë, pritët të punësohen 30 persona më aftësi të kufizuar brenda vitit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fondacioni “Golden Eagle”, sot në Lipjan ka inauguruar fabrikën “Freesia”, ku do të jenë të punësuar vetëm personat me aftësi të kufizuara dhe gjithë fitimet nga kjo fabrikë, do të shkojnë për këtë kategori.

Kjo fabrikë e cila do të bëje prodhimin e letrës higjienikë, tashme ka punësuar 10 persona më aftësi të kufizuar dhe brenda 12 muajve, pritët të punësohen edhe 30 persona të tjerë.

Pronari i “Golden Eagle”, Shaqir Palushi, para të pranishmëve tha se edhe se kjo fabrike është e vogël e ka një mision të madh mbrapa.

“E financuar nga fondacioni ‘Goldet Eagle’, sot po hapet një fabrikë e vogël, por që ka një mision të madh, të punësojë persona me aftësi të kufizuara. Këta persona mund të kenë ndonjë kufizim, por vullneti për të punuar është shumë i madh, sepse nuk duan të jenë barrë për familjen dhe shoqërinë, por duan të jenë pjesë e atyre që kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Për t’u shtuar numri i të punësuarve këtu, duhet mbështetje nga qytetarët, bizneset dhe institucionet, duke i blerë këto produkte, të cilat nga sot do të jenë në tregun e Kosovës dhe shumë shpejt në rajon dhe botë. Në fund është edhe një arsye tjetër pse duhet të blihen këto produkte, i gjithë fitime nga kjo fabrikë do të shkojë për persona me aftësi të kufizuar.”- tha Palushi.

Në ceremoninë e hapjes së fabrikës, ishte edhe presidentja, Vjosa Osmani si dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti si dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremi.

Osmani, deklaroj se është shumë e rëndësishme që të krijojmë një shoqëri diverse, ku të gjithë kanë mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e tyre.

Ndërsa për Nacionale, Balushaj tha se hapje e kësaj fabrike ka ardhur si nevojë nga vetë personat më aftësi të kufizuar për të kontribuar në shoqëri.

‘’Duke pa ne vazhdimësi qe na rrethojnë njerëz, me aftësi të kufizuar unë e kamë parë një gatishmëri të tyre, për të punuar dhe kontribuar ne përmasimin e gjendjes ekonomike të tyre dhe familjes së tyre por edhe shtetit. Për këtë arsye kamë vendosur për të themeluar një kompani e cila është unike jo vetëm në vend por edhe në rajon. I gjithë procesi i shitjes, prodhimit dhe menaxhimit udhëhiqet nga këta persona.’’- ka deklaruar Palushi.

Sipas tij, këto produkte do të exportohën në 30 vende të botës, se bashku më produktet e Golden Eagle.

Në anën tjetër, 10 punëtoret të cilët janë duke punuar tashmë në fabrikën e letrës higjienikë, kanë deklaruar se janë mese të kënaqur më punën të cilën janë duke e bëre, madje për disa nga ta kjo është puna e parë që e kanë bëre ndonjëherë.

Fabrika “Freesia Paper Factory”, të gjitha fitimet do të i ndajë tek personat më aftësi të kufizuar përmes qendrave të cilat veprojnë në terë Kosovën

Lajme të ngjashme