Flakë pranë objektit të Qeverisë, arrestohet një protestuese
Gazetarët e Nacionales të pranishëm në protestën e sotme kundër vrasjes së grave pas rastit të tmerrshëm të mbrëmshëm kanë sjellë zhvillimet e reja nga vendi i ngjarjes.
Tashmë protestuesit janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Kosovës, dhe megjithëse numri i protestuesve nuk duket aq i madh, zhurma e tyre është e madhe.
Madje, raportohet se një protuestuese është arrestuar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës. Aktivisti Rron Gjinovci ka deklaruar se bëhet fjalë për akrivisten Neri Ferizi.
Pranë objektit të Qeverisë së fundi shihen shumë zyrtarë policorë, derisa po mbahen edhe fjalime nga aktivistet që nuk janë arrestuar.
Në këtë protestë po denoncohet ashpër patriarkaliteti shoqëror derisa po kërkohet edhe përgjegjësi institucionale. Megjithatë, deri tash nuk janë dëgjuar thirrje për dorëheqje nga përgjegjësit politik për rastin makabër të mbrëmshëm në oborrin e Qendrës Klinike UNiversitare të Kosovës.





“Kryeministër, armiku është patriarkati”, “Historinë e Kosovës po e shkruani me gjak të grave”, janë disa prej parullave të protestuesve.
Ndërkohë, bëhet me dije se përveç aktivistëve të Partisë Social-Demokrate nuk ka ndonjë figurë të njohur publike që po merre pjesë në këtë protestë.
Gjatë ditës së sotme, një reagim tjetër kontrovers e bëri kryeministri Albin Kurti që denoncoi madje edhe kritikën kundër dhunës ndaj grave.