Filloni karrierën tuaj në Buçaj, aplikoni për 5 pozitat e hapura si Përfaqësuese të Shitjes! - NACIONALE

Filloni karrierën tuaj në Buçaj, aplikoni për 5 pozitat e hapura si Përfaqësuese të Shitjes!

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Buçaj ofron mundësi punësimi për 5 femra në pozitën Përfaqësuese e Shitjes!

Buçaj është korporatë lidere në lëminë e distribuimit të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore!

Ne përfaqësojmë mbi 40 brende ndërkombëtare, ndër to janë: Argeta, 7 Days, Bake Rolls, Finish, Air Wick,

Peyman, Vitalia, Borotalco, Rio Mare, Chio Chips e shumë të tjera!

Korporata jonë është duke u rritur, prandaj edhe do të ofrojmë mundësi punësimi për 5 pozita si

Përfaqësuese e Shitjes, duke ju mundësuar të fitojnë përvojë pune në fushën e shitjes.

Roli kryesor i Përfaqësueses së Shitjes është të vizitoj pikat shitëse siç janë: hipermarketet dhe

supermarketet, dyqanet e lagjeve etj., për të realizuar shitjen e produkteve që përfaqëson korporata Buçaj.

Përgjegjësitë dhe detyrat e tjera janë:

Përcjellë realizimin e planit të shitjes të përcaktuar;

Bën përgatitjet para daljes në teren, ku vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;

Mbanë evidencë për prezencën e produkteve për të cilat është përgjegjëse, në pikat e shitjes të vizituara brenda javës;

Përcjellë konkurencën, çmimet, aktivitete promovuese, konkurrencën jo-lojale dhe informon mbikqyrësin;

Konsultohet me mbikqyrësin për problemet eventuale dhe raporton për ditën e kaluar.

Çka ne ofrojmë?

Kontratë të punës të rregullt;

Bonuse shtesë pas periudhës tre mujore;

Sigurimi shëndetësorë nga korporata;

Orari i punës: Hëne-Premte 7:30-15:30;

Trajnime profesionale;

Kurse të gjuhës Angleze;

Prioritet në promovim krahas kandidatëve të jashtëm.

Çka ne kërkojmë?

Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;

Kandidatët duhet të posedojnë patent shofer- Kategoria B.

Puna si Përfaqësuese e Shitjes, është një mundësi shumë e mirë për fillimin e karrierës në industrinë e tregëtise, si një prej industrive dominante në Kosovë!

Andaj, mos hezito, eja dhe bëhu pjesë e folesë së cilësisë dhe siguroj vetës të ardhmën e ëndërrave tuaja!

Konkursi do të jetë i hapur në periudhën 04-13 Mars 2024.

Të interesuarat për këtë mundësi, CV-në tuaj mund t’a dërgoni në email-in: hr@bucaj-ks.com

Lajme të ngjashme