Fillon ndërtimi në Kompleksin ’PORTA RAI’ në Ulqin: Investim prej 278 milionë eurosh për një qendër të re luksoze turistike në Adriatik - NACIONALE

Fillon ndërtimi në Kompleksin ’PORTA RAI’ në Ulqin: Investim prej 278 milionë eurosh për një qendër të re luksoze turistike në Adriatik

1 vit më parë

nga NACIONALE

I shtrirë në plazhin më të gjatë me rërë të Adriatikut, Plazhi i Madh në Ulqin, sot nisi zyrtarisht ndërtimi në hotelin dhe rezidencat „Porta Rai Beachfront Hotel & Residences“, një kompleks luksoz hotelier e rezidencial. I mbështetur nga dy grupe të respektuara ndërkombëtare – Karisma Hotels & Resorts dhe Dobrov & Family Group – projekti prestigjioz përfshin 170 milionë euro investime të drejtpërdrejta, ndërsa ndikimi i përgjithshëm ekonomik vlerësohet me një shifër mbresëlënëse prej 278 milionë eurosh gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Në fazën e parë do të ndërtohen objektet hoteliere, njësitë e banimit dhe infrastruktura mbështetëse, ndërsa i tërë projekti është i planifikuar për t’u kompletuar në vitin 2029.

„Porta Rai do të jetë kompleksi i parë hotelier e rezidencial me pesë yje në Plazhin e Madh. Mysafirët tanë do të gëzojnë shërbim të plotë, një qendër moderne Spa, restorante e bare të shumta, fusha sportive dhe një gamë të gjerë të hapësirave për zbavitje të përshtatshme për familje“ – tha Nemanja Kostić, drejtor i Karisma Hotels & Resorts për Evropën dhe Lindjen e Mesme.

Projekti do të shërbejë gjithashtu si një ngritje domethënëse për ekonominë malaziase – do të hapen 800 vende të reja pune, kryesisht për banorët lokalë, ndërsa zhvillimi do të përfshijë kompani ndërtimi dhe furnizues lokalë. Në projektet e mëparshme në Malin e Zi, të mbikëqyrura nga investitorët, më shumë se 90 për qind e kontraktorëve të përfshirë ishin partnerë lokalë dhe qasja e njëjtë do të zbatohet edhe në këtë projekt.

„Qëllimi ynë është i thjeshtë – ta kombinojmë më të mirën e standardeve globale me vlerat e komunitetit lokal. Ky projekt e dëshmon besimin e investitorëve në potencialin afatgjatë të Malit të Zi si një destinacion premium e i qëndrueshëm turistik“ – tha Dragan Lučić, drejtor i Dobrov & Family Group për Malin e Zi.

Porta Rai do të ofrojë një botë të luksit dhe qetësisë, me rezidenca elegante, restorante, një qendër spa, shtatë pishina, fusha sporti, hapësira për zbavitje me familje dhe një qendër ekskluzive shopingu. Vëmendje e posaçme u është dhënë ruajtjes së mjedisit natyror dhe autenticitetit të Plazhit të Madh.

Ky projekt e pozicionon Ulqinin si një port të ri të kërkesës për turizëm luksoz në Mesdhe, ndërsa Mali i Zi e riafirmon statusin e vet si një destinacion tërheqës dhe i përgjegjëshëm për investime.

KARISMA HOTELS & RESORTS

Karisma Hotels & Resorts është një grup i hoteleve luksoze i njohur globalisht që ka në pronësi, operon dhe zhvillon një portfolio mbresëlënëse në mbarë Amerikën Latine, Karaibe dhe Evropë përmes brendeve të ndryshme, përfshirë Nickelodeon Hotels & Resorts, Margaritaville Island Reserve by Karisma, Karisma Villas, BOR Hotel by Karisma dhe Azul Beach Resorts by Karisma. Grupi ka marrë shumë çmime të njohura në këtë industri, përfshirë Top 30 Hotelet në Cancun nga Conde Nast Traveler, „Leading Edge Aëard“ nga Shoqata Botërore e Parqeve Ujore, „Magellan Aëards“ nga Travel Ëeekly dhe prestigjiozin, Çmimet AAA Pesë Diamante dhe Katër Diamante.

Karisma Hotels & Resorts është i përkushtuar ndaj mbështetjes së punonjësve të vet dhe komuniteteve në të cilat operon, duke ofruar përvoja autentike dhe duke fituar njohje globale për qasjen e vet kreative e inovative ndaj menaxhimit të gastronomisë.

Klikoni këtu për më shumë informacione për Karisma Hotels & Resorts.

DOBROV & FAMILY GROUP

Dobrov & Family Group është grup biznesor ndërkombëtar në pronësi private me mbi 35 vjet përvojë në një gamë të gjerë të industrive. Është kompan familjare, udhëheqëse në treg, e njohur për inovacionin, shtytjen drejt ndikimit pozitiv ndaj komuniteteve lokale dhe përkushtimin për të ofruar rritje afatgjatë.

Në mesin e fushave kryesore të aktiviteteve të grupit përfshihen gastronomia, zhvillimi i patundshmërive, kapitalin e riskut dhe kapitalin privat, si dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme. Duke operuar në mbarë Evropën, Dobrov & Family Group ka një portfolio të gjerë projektesh në Republikën Çeke, Zvicër, Qipro, Mal të Zi dhe Gjermani. Projektet rezidenciale të saj që kanë fituar çmime në Republikën Çeke e nënvizojnë përkushtimin e kompanisë ndaj përsosmërisë dhe cilësisë.

As one of the leading private investors in tourism in Montenegro, Dobrov & Family Group is successfully developing a variety of mixed-use projects. The company is dedicated to making a positive social impact by practising values such as honesty, openness, social responsibility, respect for others, and cooperation.

Si njëri nga investitorët udhëheqës privatë në turizëm në Malin e Zi, Dobrov & Family Group është duke zhvilluar me sukses një varg të projekteve me përdorim të përzier. Kompania është e përkushtuar ndaj bërjes së një ndikimi pozitiv social përmes praktikimit të vlerave si sinqeriteti, të qenët e hapur, përgjegjësisë sociale, respektit për të tjerët dhe bashkëpunimit.

Klikoni këtu për më shumë informacione për Dobrov & Family Group.

(Artikull i sponsorizuar)

Lajme të ngjashme