Ferizaj: Një person ther me thikë katër persona, dy prej tyre nën moshën 18 vjeçare - NACIONALE

Ferizaj: Një person ther me thikë katër persona, dy prej tyre nën moshën 18 vjeçare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person ka therur me thikë katër persona në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin për Nacionalen.

Veseli ka bërë të ditur se dy nga të sulmuarit janë vajza në moshën 12 vjeçare, ndërsa dy të tjerët burra të moshave madhore.

Dy nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa dy të tjerë në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Konfirmimi i plotë:

Me datën 11.11.2024 reth orës 15:40 jemi informuar se një person i moshës madhore, në rrugët : " Enver Topalli" , " Halim Spahija" dhe " Ejup Statovci " në rrethana ende të pasqaruara u ka shkaktuar lëndime të rënda trupore (therur me thikë) 4 persona kalimtarë të rastit , dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare). Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas pë tretman të mëtutjeshëm mjekësor, 2 persona janë dërguar në QKUK - Prishtinë, ndërsa 2 të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

Ekipe të shumta të policisë, pëfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën " Besim Rexhepi" në afërsi të qendrës tregtare " Plus Market" të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.

Lajme të ngjashme