Federata Sindikale e Shëndetësisë nuk i bashkohet grevës - NACIONALE

Federata Sindikale e Shëndetësisë nuk i bashkohet grevës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se nuk do t’i bashkohet grevës së përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), e cila ka filluar sot.

Përmes një njoftimi për media, BSPK ka vlerësuar se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësorë.

Kryesia e FSSHK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 25.08.2022 pas shqyrtimit të situatës si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe Administratës për fillim të grevës së përgjithshme, del me qëndrim kundër grevës, respektivisht nuk i bashkëngjitet grevës për shkak se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësorë, sepse punëtorët shëndetësorë e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk është arsye e mjaftueshme FSSHK të merr veprime sindikale siç janë grevat për 40 euro”, është thënë në njoftim.

Kjo federatë ka bërë me dije se kërkesat e tyre do t’i arrijnë përmes dialogut social me Qeverinë e Kosovës.

Gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij. Kryesia vendos që t’i hapë rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësorë dhe që ato t’i realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e FSSHK-së.

Lajme të ngjashme