Fatmir Spahiu pas fitores së ShBA-së: Urime Babi
Fitorja 1-0 e SHBA-së ndaj kombëtares së Iranit në kuadër të përballjeve në Botërorin që po mbahet në Katar ka bërë që shumë “proamerikanë” si rasti i aktorit të njohur kosovar, Fatmir Spahiu, t’i urojnë fitoren ShBA-së.
Spahiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai ndihet mirë kur është mirë Amerika.
“Unë jam mirë kur është mirë Amerika. Urime babi!” – shkroi Spahiu në Facebook.
Kujtojmë që kombëtarja e Anglisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy kombëtaret që "prenë" biletën për fazën e eliminimit direkt nga grupi B i Kupës së Botës "Katar 2022".
ShBA me mjaftë vështirësi arritën fitore ndaj Iranit për t'u kualifikuar tutje, pra me rezultat minimal 1:0.
Ishte Christian Pulisic, ai që siguroi fitoren Shteteve të Bashkuara duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të bukur të Sergino Dest (38').