Familja e Ademajt dërgon kërkesën për rivarrim
Tashmë edhe zyrtarisht familja Ademaj i janë drejtuar me kërkesë institucioneve zyrtare për zhvarrosjen e Liridona Ademajt, e cila u vra mizorisht me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Në ora 9:30 ka nisur seanca e parë dëgjimore ndaj tre të dyshuarve të përfshirë në vrasjen e Ademajt ndërsa ende pritet që Gjykata Themelore në Prishtinë të merr vendim për paraburgim të të dyshuarve.
Familja iu drejtua Prokurores Besa Limani me shkresë për zhvarrimin Liridona Ademajt nga Cermjani i Gjakovës dhe që rivarrosja të bëhet në fshatin Rracaj.
“Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi, por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhet në shkresën që familja ia ka drejtuar prokurisë.
