Ermal Sadiku: Greva nuk ka lidhje me fëmijët dhe nuk ka lidhje me cilësinë e arsimit
Analisti Ermal Sadiku ka reaguar në Facebook në lidhje më grevën në arsim.
Sipas Sadikut, greva nuk ka lidhje me fëmijët, nuk ka lidhje me cilësinë e arsimit, dhe më e keqja, nuk ka lidhje as me pagat e mësimdhënësve.
Po ashtu Sadiku ka thënë së edhe qasja e Ministrisë së Financave me lista të grevistëve, arrogance e kërcënimeve ishte banale, por greva ka qenë dhe mbetët politike.
Ky është postimi i tij:
Nuk duhesh me qene inteligjent as i informum me pa cka po ndodh me greven.
Duhesh vetem me qene neutral. Duhesh me pa kush po shkrun, cka po shkrun edhe si po shkrun edhe e kupton qe komplet eshte greve politike.
Greva nuk ka lidhje me femijet, nuk ka lidhje me cilesine e arsimit. Me e keqja, nuk ka lidhje as me pagat e mesimdhenesve.
Pagat do te rriten me ligjin e ri. Pagat duhet te lidhen me performance dhe kontrolle te cilesise. Pagat duhet te jene te dinjitetshme po i tille duhet te jete edhe edukimi.
Normalisht qasja e Ministrise se Financave me lista te grevisteve, arrogance e kercenime ishte banale por greva ka qene dhe mbetet politike.