Ekonomisti i afërt me VV-në: Importi i mallrave nga Serbia drejt rekordit – vetëm në vitin 2022 rreth 276 milionë euro
Ekonomisti Edison Jakurti, njëherit ish-zëvendësministri në MEPTINS në qeverinë Kurti I, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se importi i mallrave nga Serbia në Kosovë ka shënuar rikuperim të madh pas heqjes së reciprocitetit në vitin 2020.
Sipas të dhënave të ASK-së dhe Doganës së Kosovës, të cilat i shpalosi z.Jakurti, vetëm gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2022, importi ka qenë rreth 276 milionë euro dhe deficiti tregtar në mallra rreth 228 milionë euro.
Sipas tij, nëse vazhdon trendi i rritjes, në vitin 2024 lehtësisht mund të kalohet rekordi i vitit 2017, ku gjatë gjithë vitit kishte rreth 450 milionë euro mallra të importuara nga Serbia.
“Deri atëherë, e presim reciprocitetin.” – ka thënë në fund Jakurti.
