Edhe në javën e çlirimit, burrat kosovarë "çliruan" dorën mbi gratë e tyre
19 raste të dhunës në familje, janë regjistruar nga policia e Kosovës gjatë kësaj jave të cilën po e lëmë pas, nëpër qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës.
Nga gjithsej ky numër i rasteve, dhuna e grave nga burrat e tyre, është ajo e cila prin më së shumti si fenomen shqetësues në vend.
Do të thotë, nga 19 raste gjithsej, 17 nga to janë raportime të grave, për dhunën e ushtruara në to.
Në Pejë djali ka sulmuar fizikisht nënën e tij, i cili pas raportimit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në Gjakovë djali ka goditur fizikisht babin e tij, i cili kishte tentuar t’i japë terapinë të dyshuarit, pasi i njejti vuan nga depresioni.
Ndërsa në Zveçan, halla ka raportuar nipin, për dhunë psiqike e fizike.
Ndërsa në Gjakovë është arrestuar e dyshuara femër, pasi kishte kanosuar një burrë.
Nga vendet e raportimeve të dhunës në familje, Podujeva prin me 3 raste, pastaj me dy raste të dhunës janë Prizreni, Mitrovica, Prishtina, Gjilani e Gjakova e qytetet e tjera me nga një rast.
Të dhënat e papërpunuara nga policia e Kosovës:
12 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj/ Prizren
12 qershor: Nëna sulmonet nga djali i saj/ Pejë
12 qershor: Arrestohet burri pasi nuk e respektoi udhërin mbrojtës ndaj gruas së tij/ Mitrovicë
11 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj/ Podujevë
11 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Skenderaj
10 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj/ Prishtinë
10 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga i dashuri i saj/ Gllogoc
9 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga i dashuri i saj/ Podujevë
9 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj/ Prishtinë
8 qershor: Gruaja dhe vajza e saj sulmohen nga burri/babai me probleme psiqike/ Podujevë
8 qershor: Gruaja sulmohet nga bashkëshorti i saj/ Gjilan
8 qershor: Djali godet fizikisht babain e tij/ Gjakovë
8 qershor: Halla është sulmuar fizikisht nga nipi i saj/ Zveçan
7 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj/ Graqanicë
7 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga i dashuri i saj/ Gjilan
7 qershor: Dy gra sulmohet fizikisht nga një burrë/ Suharekë
7 qershor: Gruaja sulmohet fizikisht nga burri i saj/ Prizren
7 qershor: Një grua ka kanosur një burrë/ Gjakovë
7 qershor: Gruaja është sulmuar fizikisht nga burri i saj/ Mitrovicë