Edhe Bulliqi hip në një kombajnë; thotë që rendimenti i grurit është pak më i dobët sivjet - NACIONALE

Edhe Bulliqi hip në një kombajnë; thotë që rendimenti i grurit është pak më i dobët sivjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa ditë pasi hipi kryeministri Kurti në një kombajnë, një gjë të tillë e ka bërë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai këtë veprim e kreu derisa po përcillte nga afër korrje-shirjet e grurit te Vëllezërit Sejdiu të cilët thotë se i kanë mbjellur 156 hektarë me grurë.

“Falë rritjes së mbështetjes me subvencione nga ana e Qeverisë së Kosovës, sivjet në komunën tonë kemi sipërfaqe më shumë të mbjellura se sa vitet e kaluara.” – ka deklaruar në një postim në Facebook z. Bulliqi.

Ai megjithatë ka thënë se sivjet rendimenti i grurit është pak më i dobët por për një gjë të tillë ka bërë me faj kushtet atmosferike.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme