E tmerrshme: 12 raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

E tmerrshme: 12 raste të dhunës në familje vetëm brenda 24 orëve në Kosovë

4 javë më parë

nga NACIONALE

Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar 12 raste të dhunës në familje.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shumica e rasteve kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

Njoftimi i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë / 27.03.2024-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar ne procedure te rregullt.

· Prishtinë /27.03.2024 17:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte kanosur atë. Rasti ne procedure hetimore, kurse i dyshuari ne kërkim policor.

· Prishtinë /27.03.2024 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhune ndaj saj. Lidhur me rastin po zhvillohen veprime hetimore, i dyshuari ne kërkim policor.

· Fushë Kosovë/27.03.2024 18:00. Viktima femër kosovare raporton se është kanosur nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes rasti vazhdon ne procedure hetimore.

· Fushë Kosovë /27.03.2024 16:00. Viktima femër kosovare raporton ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit lirohet ne procedurë te rregullt.

DHUNË NE FAMILJE

Viti 27.03.2024 18:35. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarveshje verbale ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore për të cilat lëndime nuk ka dashur tretman mjekësor. I dyshuari është dërguar per trajtim mjeksor ne neuropsikiatri.

DHUNË NË FAMILJE&LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Shtërpce 27.03.2024, 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE&PËRDORIM I ARMËS

Ferizaj 27.03.2024 22:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar per shkak te dyshimit se ka kryer veprat e lartcekura. Dyshohet se idyshuari e kishte përdorur armën pasi që janë gjetur edhe gëzhojat, megjithate nuk kishte persona te lenduar. Janë sekuestruar një revole Gllock 17 me 11 fishek te kalibrit 9 mm, po ashtu tek i dyshuari është sekuestruar një pistolet e modifikuar (Sig Sauer dhe Zoraki) me 4 fishek kalibër 7.65 mm. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë / 27.03.2024-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar –nën ndikim të alkoolit, e ka sulmuar dhe ka dashur ta largoj nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Pejë 27.03.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin edhe një person tjetër mashkull kosovar është kacafytur me te dyshuarin mashkull kosovar, te cilët kane pësuar lëndime trupore e ku me pas kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec / 27.03.2024-14:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj tij. I dyshuari pas tretmanit mjekësor është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë / Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti është i diagnostifikuar me sëmundje psikike, dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme