Osmani: Serbia akoma fle mbi varreza masive
Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka përkujtuar 1 mijë e 600 personat e zhdukur me dhunë, të cilët ende nuk janë gjetur e mungojnë.
Osmani ka shkruar se Serbia ende fle mbi varreza masive.
“Rreth 1600 te zhdukur me dhunë akoma na mungojnë. Shumë prej tyre fëmijë që ua morën nënave nga djepi.
Serbia akoma fle mbi varreza masive e refuzon t’i hapë arkivat ku gjinden informatat për më të dashurit tanë.
Por e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish!” – ka shkruar Osmani.