E quajti "mashtrues" tash Hoxha i VV-së thotë se Borelli është i "urtë" e i "paqtë"
Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, ka arsyetur kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borell, duke i thënë “i urtë dhe i paqtë”.
Hoxha ka thënë se Borell e di mirë situatën në veri, por edhe atij si të tjerëve i “shket” gjuha ndonjëherë.
“Edhe Borrelli e di se bombat në veri nuk i hedhin serbët, por "grupet e serbëve". Edhe Borrellit të urtë e të paqtë i shket gjuha ndonjëherë. Edhe ai e di se bëhet fjalë për grupe e jo për popull.”, ka shkrurar ai.
Ndryshe, kohë më parë shumica e vartësve të VV-së ofenduan rëndë kryediplomatin Borell.
Edhe vetë Hoxha e kishte quajtur Borellin mashtures.
“E keqja nuk është se ndërmjetësi është mashtrues, as se hajni përvetësoi ato që ka grabitur. Por se përfundimi i këtij negocimi të shkurtër legjitimoi dy fakte: 1. Hajni ka vjedhur; 2. Ndërmjetësi nuk ka lidhje me drejtësinë”, kishte shkruar Hoxha në profilin e tij në Facebook para tri jave.
