“Dyshoj që e mbyti për m’ia marrë qat sigurim, kurrgjë tjetër”: Babai i Liridona Ademajt flet për herë të parë
Babai i të ndjerës Liridona Ademaj beson se Naim Murseli organizoi mizorisht vrasjen e të bijës së tij “sa për t’ia marrë parat e sigurimit” sepse, siç tha ai, “qika ka qenë e sigurume në Suedi”.
“Qika ka sigurim të madh që m’e gjet gjë merr pare të madhe (Naimi). Unë qaty të dyshoj që ky e ka mytë këto me ia marrë qat sigurim. Kurrgjë tjetër. Kurgjë tjetër”, ka thënë babai i saj në një intervistë për News24.
Pyetur se si mësoi se e bija e tij u vra, ai tha se “më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne".
"Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë”.
“Vajza asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me burrin.Vajza ka jetuar në Suedi dhe ka pasur sigurim dhe para të mëdha. Ky është dyshimi, për paratë e sigurimit".
"Pse u kthyen nga Suedia?”, e pyeti gazetarja,
“Naimi u kthye bleu shtëpi dhe i tha vajzës të kthehej dhe ajo. Vajza vinte me fëmijët dhe rrinte këtu me ne. Atë natë më tha se do shkonte në Grashenicë për të ngrënë darkë. Në orën 8 të darkës kam marrë lajmin se ishte vrarë vajza.Ne kemi kërkuar për zhvarrosjen e trupit të vajzës sime. Të vijë këtu në tokën e vetë, pranë babait të vetë. Naimi ka bërë krim të madh. Kush e ka bërë këtë punë e pastë gjynah këtë jetë dhe tjetrën. Kërkojmë drejtësi deri në pikën e fundit”, ka thënë ai.