Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, i rrejshëm - NACIONALE

Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, i rrejshëm

1 orë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka njoftuar se alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar i rrejshëm.

Ai ka bërë me dije se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Ai ka deklaruar se hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm.

Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka vlerësuar ai.

Lajme të ngjashme