Dyshohet për dhunë nga burri: Një grua lind para kohe në Gjinekologji
Një rast i tmerrshëm është raportuar ditën e sotme.
Lajmi fillimisht ishte raportuar nga Sinjali.
Një grua ka lindur para kohe në Klinikën e Gjinekologjisë. Deri tek kjo dyshohet ka ardhur si pasojë e dhunës fizike nga bashkëshorti.
Lajmi është konfirmuar për Nacionalen edhe nga drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.
"Ajo ka thënë se është maltretuar dhe keqtrajtuar nga burri i saj. Eshte ankuar per dhimbje ne koke", tha drejtori Ndrejaj.
Ai ka thënë se gjendja e nënës dhe fëmijës është e mirë, por nën kontroll të mjekëve.