Dyshimet për sulm raketor rus në Poloni, analisti kosovar: Qysh mbeti puna e targave? - NACIONALE

Dyshimet për sulm raketor rus në Poloni, analisti kosovar: Qysh mbeti puna e targave?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti kosovar, Agon Maliqi ka ironizuar me zhvillimet e fundit në Poloni, aty ku dyshohet se një raketë ruse ka shkaktuar dy viktima në vendin që është anëtar i NATO-s.

Mediat botërore veçse janë alarmuar, ndërsa ka raportime të vazhdueshme, e besa edhe të ndryshme.

Maliqi, përmes rrjetit social "Facebook" ka pyetur me ironi: Qysh mbeti puna e targave?

Më pooshtë edhe postimi i plotë:

Çka po ndodh?

Në fshatin Przewodow në anën polake të kufirit polako-ukrainas, pasdite ka ndodhur një shpërthim dhe sipas informacioneve fillestare dy persona kanë mbetur të vdekur. Portalet polake shkruajnë se ushtria dhe policia ndodhen në vendngjarje, por ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. Radio Lublin thotë se dy persona kanë vdekur. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:40, shkruan The Guardian.

Disa media polake raportuan se shpërthimi ndodhi pas rënies së një rakete. Ky lajm nuk është konfirmuar.

"Dy raketa endacake ranë në qytetin Przewodów në provincën Lublin në kufi me Ukrainën," raportoi jozyrtarisht Radio ZET. Kanë goditur tharëset e drithit. Dy persona kanë vdekur. Policia, prokuroria dhe ushtria janë në vendngjarje”, shton ky radiostacion.

Lajme të ngjashme