Dy vushtrrias të dehur ikin nga Policia me veturë: Shkaktojnë aksident e më pas edhe sulmojnë policët
Dy vushtrrias janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Të njëjtit janë ndaluar duke drejtuar veturën në gjendje të dehur. Ata duke ikur kanë shkaktuar aksident, e më pas edhe kanë sulmuar policët.
Njoftimi:
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur( nën ndikim të alkooli) të cilët në ikje kanë shkaktuar aksident trafiku me një veturë private dhe kanë goditur veturën e policisë. Njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.