Dy krisma, Ahmet Isufi “kërcen” nga frika në emisionin "live" – moderatori i kërkon falje - NACIONALE

Dy krisma, Ahmet Isufi “kërcen” nga frika në emisionin "live" – moderatori i kërkon falje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ahmet Isufi, politikan nga radhët e AAK-së së Ramush Haradinajt, ishte i ftuar dje në emisionin goxha të shikuar të Fidan Jupollit. Në “DPT te Fidani”, që është nga emisionet më të interesante në Kosovë, ai shprehu qëndrimet e tija personale, por edhe të partisë në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Por, gjatë fjalës së tij, teksa po fliste për skenaret që mund të ndodhin pas skadimit të shtyerjes 48-orëshe, Isufi u përball me një situatë të paparashikueshme. U dëgjuan dy krisma të njëpasnjëshme (mos të keqkuptohemi, nuk kemi të bëjmë me dy krismat e Avni Rrustemit në Paris).

Brenda pak sekondave, ai u frikua dy herë radhazi, pasi një zhurmë e papritur, që duket se erdhi si pasojë e rrëzuarjes së një gjësendi në T7.

Nuk e di sakte se cili është mendimi i zotit Kurti, por une mendoj që ai duhet të fokusohet në atë çështjen” – thekson z.Isufi, teksa në prapavi dëgjohet një zhurmë, nga e cila frikohet pak ish-komandanti i UÇK-së.

Kërkoj falje…” – thotë z.Jupolli, teksa z.Isufi tenton të vazhdojë fjalinë në një tentim për të tejkaluar pavërejtur ndodhinë.

Përsëri dëgjohet zhurmë, edhe më e madhe se e para, e cila e frikon edhe më shumë z.Isufin, i cili kërcen pak nga frika.

Kërkoj falje z.Isufi, gjana që ndodhin kur jemi në transmetim live” – deklaron shpejt e me shumë mirësjellje z.Jupolli.

S’ka dert, ndodhin nganjëherë” – ishte përgjigje po ashtu me mirësjellje z.Isufi.

Natyrisht një ngjarje e tillë ndodhi gjersa transmetimi ishte live, andaj edhe kuptohet pamundësia për ta prerë këtë sekuencë.

E pas kësaj ngjarje, që ndodhi nga sekonda 19:18 deri tek 19:30, intervista vazhdoi në mënyrë të rregullt në “DPT te Fidani” që mbetet një nga emisionet më interesante në televizionet kosovare, ku përveç intervistës, ka edhe satirë e lidhje direkte të qytetarëve gjatë së cilës Jupolli shkëlqen.

Lajme të ngjashme