Dita e dytë pa mësim në shkolla - mësimdhënësit e vazhdojnë grevën - NACIONALE

Dita e dytë pa mësim në shkolla - mësimdhënësit e vazhdojnë grevën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Megjithëse ishin bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, dje më 1 shtator vetëm disa shkolla zhvilluan mësim. E greva e Sindikatës do të vazhdojë edhe sot.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dje përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK-ja

“Sipas të dhënave të Ministrisë, situata dallon nga shkolla në shkollë, ku në disa ka nisur procesi mësimor e në disa të tjera mësimi është mbajtur pjesërisht. Po ashtu, si Ministri e Arsimit jemi të informuar për presione të shumta politike tek shkollat. Duke respektuar të drejtën e atyre që janë në grevë presim që të respektohet edhe e drejta e mësimdhënësve të cilët nuk janë në grevë dhe duan të punojnë”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë.

MASHTI u ka bërë thirrje Drejtorive Komunale të Arsimit që t’i përgjigjen obligimit dhe të mbajnë komunikime në vijë institucionale rreth vijueshmërisë së procesit mësimor në shkolla.

Por në anën tjetër, Sindikatat janë shprehut të vendosura të mos tërhiqen pa iu plotësuar kërkesat.

Lajme të ngjashme