Dimal Basha pranonte se s'e dinte alfabetin: Gjithë mu ka dokë e panevojshme me ditë përmendësh - NACIONALE

Dimal Basha pranonte se s'e dinte alfabetin: Gjithë mu ka dokë e panevojshme me ditë përmendësh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një qytetar me emrin Gafurr Abdullahu pretendoi se e kishte shok klase deputetin Dimal Basha dhe se ky i fundit mendonte për një kohë të gjatë se alfabeti i Gjuhës Shqipe i kishte 27 shkronja e jo 36 sa i ka. Basha ra në spikamë dje për shkak të notave të dobëta në shkollë të mesme. Por, Basha del se e ka pranuar që nuk e dinte alfabetin në shkollë.

Në një status të datës 11 korrik 2019 Dimal Basha tregonte se po e lexonte një libër të titulluar “Moonwalking with Einstein”. Ky libër sipas tij tregonte se si të përforcohej kujtesa.

Deputeti dje paralajmëroi padi ndaj qytetarit që tha se nuk e kishte ditur alfabetin, por një pohim të tillë duket se e ka bërë edhe vetë në status.

“Për shembull, gjithmonë mu ka dokë e panevojshme me ditë alfabetin përmendsh, edhe nëse s’gaboj kurrë s’e kam thënë perfekt në shkollë,” – shkruante z. Basha në këtë status.

Basha me të drejtë në status i dilte kundër mësimit përmendësh, duke thënë se është më mirë të mësohej në mënyrë kritike.

Ai aty shprehej edhe se kishte probleme serioze me mbajtjen mend të emrave.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Une nuk lexoj fiction. Qe thojke ni shoke, “m’hup interesimi kur t’ia nisin dhompirat me fluturu.” Shumicen e librave i lexoj me i kuptu temat, fenomenet ose problemet qe ballafaqohemi. Njo prej problemeve eshte me mbajt mend detaje. Personalisht edhe kur lexoj nuk ju kushtoj shume vemendje detajeve. Per shembull, gjithmone m’u ka dok e panevojshme me dite alfabetin permendsh, edhe nese s’gaboj kurre se kam thane perfekt ne shkolle. Nese di me shkru shkronjen edhe di ku me perdore, radhitja e saj ne analfabet ka zero vlere, se paku per mu 🙂
Tash problemin tjeter qe e kam, sikur shumica prej jush, me mbajt mend emrat dhe ftyrat e njerezve. Mu ndal te emrat. Mendoj ka t’baj edhe me kulturen tone ku emri eshte pak shume “privat” ne kuptimin qe nuk e ndajm me krejt. Kur vje naj kamarier, zakonisht e pyes qysh e ka emrin qe me ju drejtu ne emer se me duket ofenduese me thirr “o ti” ose “o kamarier.” Mirepo kur e vet qysh e ki emrin, t’kqyr me ni befasi 🙂 Njejte ne telefon me ndonje kompani. E pyet qysh e ka emrin, nuk ta tregojne, dojn me mbajt sekret, apo ndoshta se ktu eshte nifare “sekreti publik” qe kur ta lyp emrin eshte hapi i pare per me ia lyp numrin e telefonit 🙂
Kurse ne perendim edhe kur te takon heren e pare te pyet 3/4 here per emrin, sepse eshte respekt me ta msu edhe me t’thirr ne emer.
Tash per me msu qysh me mbajt mend ma lehte detaje, ia nisa me lexu “Moonwalking with Einstein.” Libri qenka per kta kampionat e memories, edhe kapitulli i pare po thote qe krejt na mundemi me mbajt mend si ta, veq duhet me ushtru trunin. Ky gazetari vet qe e paska shkru i paska hi kti udhetimi. Une isha da i knaqun nese mrri me i mbajt mend veq emnat e do njerezve te afert se veq hor u banem 🙂
Kurse sa lexova deri tash, edhe shkenca paska hala medyshje ne ate se a i kemi te rujtuna krejt kujtimet edhe veq na duhet m’u msu me i nxjerr ato, apo disa prej tyre humbin edhe kurre nuk kthehen. Disa studime te hershme paskan ilustru se truni jone eshte “inçizues perfekt,” dhe nese ne si kujtojme nuk eshte se ato kane humb, por se nuk po mrrim me i gjet. Mirepo ma vone me zhvillimin e neuroshkences eshte determinu qe me kohen shume kujtime humbin edhe kjo ndodh ne nivelin celulare te trunit tone.
Kurse qetu ni update te vogel. Me bajt mend permendsh nuk te ban apriori inteligjent. Pa mendim kritik, mbetesh veq inçizues. Per shembull, mundesh m’i msu krejt formulat matematikore permendsh ama mos me pas lidhje me matematike 🙂 Kjo o mire me majt mend se te na ta bajn, shume i mençem se p’i dike krejt kryeqytetet 🙂
Hajr ishalla se jo qe o ka m’vyn shume me i mbajt mend kejt emrat e ftyrat. Bile do do shume ma mire qe p’i harroj, se sa t’maj mend veq cka m’bajn nervoz ma shume

Lajme të ngjashme