Digjet një fabrikë në Ferizaj, policia jep detaje
Policia e Rajonale e Ferizajt, ka njoftuar se është djegur një fabrikë në "Fshatin e Vjetër" në Ferizaj.
Sipas zëdhënësit të policisë për këtë rajon, Kanun Veseli, fabrika është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së sotme.
Ai ka treguar se të lënduar nuk ka, por vetëm dëme materiale.
“Sot në orën 00:34 të mëngjesit në Fshatin e Vjetër të Ferizajt ka ndodhur një incident zjarri në fabrikën për prodhimint e stiroporit “AL POR”. Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e lokalizuar zjarrin. Ende nuk dihen shkaqet si ka ardhur deri te ky incident, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë policët e rendit dhe policë hetues të cilët i kanë marrë veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë rast”, është shprehur Veseli, njofton Klankosova.tv.
Ende nuk dihet shkaqet që çuan deri te djegia e kësaj fabrike.
*Foto ilustruese
