Deputet i LV-së: Dhuna ndaj gruas është e trashëguar kulturalisht
Deputeti i LV-së, Ardian Gola, i cili me profesion është sociolog, ka vlerësuar se dhuna ndaj gruas është e trashëguar kulturalisht.
Ai ka përmendur disa hapa të cilin do të ndikonin në eliminimin e kësaj dukurie.
Sipas tij, duhet të kërkohen dënime drakonike për kriminelët dhe duhet mbikëqyrje e ashpër dhe llogaridhënie nga hallkat e sistemit që të eliminohet në tërësi recedivizmi.
“Dhuna ndaj gruas eshte e trasheguar kulturalisht, aktualisht e ushqyer me vulgaritet te skajshem konsumerik dhe e mirembajtur nga nje sistem i brishte dhe i korruptuar i drejtesise. Kerkohen denime drakonike per kriminelet, mbikeqyrje e ashper dhe llogaridhenie e detajuar nga hallkat e sistemit qe te eliminohet ne teresi recedivizmi. Poashtu, lypet urgjentisht vleresim i performances se punonjesve te sektorit te drejtesise, prokuroreve dhe gjyqtareve”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Nëse nuk merren veprime në këtë drejti, ai ka paralajmëruar se vrasja e Hamide Magashit nuk mund të jetë e fundit.
“Nese vazhdohet me kete indiference institucionale te sistemit te drejtesise, ku recidiviste te deshmuar te dhunes qarkullojne lirshem, rrezikojme qe Hamidja te mos jete e fundit ne listen e gjate te shkruar me gjakun e Marigones, Valbones, Dijanes, Sebahates, Lirijes, Zejnepes, Sabiles etj”, ka shkruar Gola.