Demolli: Problemi për fenomenin e dhunimeve qëndron tek djemtë e rinj - NACIONALE

Demolli: Problemi për fenomenin e dhunimeve qëndron tek djemtë e rinj

3 vjet më parë

nga Halim Kafexholli

Aktivistja për të drejtat e grave, Luljeta Demolli ka thënë se nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, që ajo e drejton, kanë bërë hulumtim me fenomenin e dhunimeve.

Demolli ka thënë për T7 se nga hulumtimet e bërë, për këtë dukuri “problemi është te djemtë e rinj.

Fenomen është ky në Kosovë… Ne i kemi hulumtimet që kjo rini është kah degradon. Problemi është te djemtë e rinj”, tha Demolli.

Ajo tregoi se si i bëjnë hulumtimet dhe theksoi se kanë gjetur se “djemtë e rinj i kontrollojnë vajzat”.

“Ne pyesim, takojmë të rinj, i pyesim si shoqëroheni, si krijoni lidhje, si e quan të dashurën, si bisedoni mes vete… Ne e shohim, këta djem të rinj kontrollojnë, i kanë passëordat e vajzave të reja, i kontrollojnë kudo që shkojnë, kërkojnë fotografi, i fyejnë kur i thirrin si të dashura”, tha aktivistja Demolli.

“Unë po flas për një gjeneratë 12 deri në 16 vjeç të djemve të rinj. Ky shtet nuk ka punuar fare me djemë të rinj”, shtoi ajo.

Lajme të ngjashme