Demi: Kosovarët janë me papunësinë më të lartë në rajon
Drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi, ka thënë se sipas raportit të fundit të RCC-së për vitin 2022, 78% e bizneseve kanë deklaruar se presin përmirësim të ekonomisë në 12 muajt e ardhshëm.
Me anë të një shkrimi në "Facebook", ai ka thënë se 88% e bizneseve kanë deklaruar se kostoja e operimit është rritur dukshëm vitin e fundit.
Ai tutje ka thënë se në secilën pyetje sa u përket të ardhurave individuale dhe familjare, gjendjes së ekonomisë, kënaqësinë me jetën, qytetarët dhe bizneset e Kosovës dalin më optimistët në rajonin e Ballkanit Perendimor.
Në anën tjetër, ai po ashtu ka shtuar se kosovarët janë me papunësinë më të lartë në rajon, më të izoluarit e jetojnë në ambientin më të ndotur në rajon.
“Rast për me u studiu se prej nga gjithë ky optimizëm”- përfundon shkrimi i tij.