Dashuria për uniformën: Një ditë me kadetët që pritet të bëhen policë të Kosovës
Dita e kadetëve të Policisë së Kosovës, fillon me paradën e mëngjesit.
Himni i Policisë, është ai që intonohet para se kadetët të fillojnë me mësimet e ushtrimet e ditës.
Me t’u intonuar himni e përfunduar parada, kadetët shpërndahen.
Disa në klasë për mësime teorike, e të tjerët në terren për praktikë.
Gazeta Nacionale ka qëndruar një ditë në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri, ku po trajnohet gjenerata e 62-të e Policisë së Kosovës.
Ushtrime mbrojtëse, improvizime të aksioneve të ndryshme, arrestimeve, aksidenteve, e praktika në gjuajtje me armë, kanë qenë vetëm disa prej detyrave që kishin kadetët e Policisë së Kosovës.
Ata u bëjnë thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e Policisë.
Një thirrje të ngjashme e kanë edhe kadetët nga radhët e komunitetit serb e boshnjak.
Për secilin ushtrim, instruktorët e Policisë së Kosovës kanë treguar detaje pse realizohen.
Për më shumë, ndiqeni reportazhin e gazetarit Besian Beha, të xhiruar nga Drilon Namani dhe me montazhën e Drinart Muhadrit.



