DASH: Dhjetë kosovarë ishin në kampet në Siri më 2023 - NACIONALE

DASH: Dhjetë kosovarë ishin në kampet në Siri më 2023

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dhjetë shtetas të Kosovës vazhdojnë të jenë nëpër kampe të personave të zhvendosur, apo në qendra të ndalimit në Siri, ndërsa për 70 shtetas të Kosovës në këtë shtet nuk ka informacione për vendndodhjen apo nëse janë gjallë.

Kështu thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), dedikuar terrorizmit në botë, për vitin 2023.

Në pjesën për Kosovën përmendet se Kosova i ka riatdhesuar 121 persona dhe i ka arrestuar 12 shtetas të saj që kanë qenë në Siri.

Aty është vlerësuar se, sikurse në të kaluarën, shtetasit e Kosovës vazhdojnë të jenë të cenueshëm ndaj përpjekjeve për rekrutim nga ana e organizatave të dhunshme fetare. /REL

Lajme të ngjashme