Dafina Gexha e tronditur për vrasjen e 35-vjeçares, bën thirrje për veprim pa kompromis
Pas vrasjes së 35-vjeçares para klinikës së Gjinekologjisë, e cila raportohet se ishte në muajt e fundit të shtatzënisë, ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha.
Duke u shprehur e tronditur nga rasti, Gexha ka bërë thirrje për organet relevante që të veprojnë pa kompromis.
Më tej, ajo ka shtuar se do të angazhohet më të gjitha forcat e saj, në mënyrë që asnjë grua e vajzë të mos ndihet e pasigurtë në shoqëri.