Çuditet Parim Olluri: Hysamedin Feraj që një muaj kujt nuk ia ka sharë nënën në Facebook, çka po ndodh?
Parim Olluri, analist e gazetar, ka shkruar një status në lidhje me këshilltarin e kryeministrit Hysamedin Feraj, i cili nuk ka shkruar që nga 16 tetori asgjë në Facebook.
Ai ka shkruar se që një muaj “Feraj nuk ia ka shajtë nanën kujt në Facebook”.
Madje z.Olluri ka “shpikur” edhe një përgjigje në pyetje e shtruar nga ai se pse po ndodh një gjë e tillë.
“Qe nje muaj Hysamedin Feraj nuk ia ka shajte nanen kujt ne Facebook.
Cka po ndodh? Mos i ka thane Albini: Le Hyse Fejsbukun. Pshurre n’ta. Se ma rrasen Zajednicen”, shkroi z.Olluri.
Kujtojmë që z.Feraj është emëruar kohë më parë, siç raportonte Nacionale, këshilltar i Kurtit në lidhje mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndryshe, z.Feraj shpesh është bërë temë e diskutimit për shkak të qëndrimeve kontraverse që ka.