Çmimi i $ETC pritet të ketë rritje në muajin e ardhshëm - NACIONALE

Çmimi i $ETC pritet të ketë rritje në muajin e ardhshëm

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ethereum Classic (ETC) u rrit më 22 mars, pasi tregtarët (traders) rritën bastet e tyre duke e parë potencialin e tij për t’u bërë një strehë për minatorët që largoheshin nga rivali blockchain Ethereum.

Çmimi i $ETC u rrit mbi 15.5% duke arritur në $44 për herë të parë që nga 9 dhjetori 2021. Rritja e madhe brenda ditës erdhi si pasojë e lëvizjes së çmimit gjatë 8 ditëve të fundit ku u rrit për më shumë se 75%.

Ndërsa rënia qe i ndodhi ETC ishte si pasojë e trendit të rënies së të gjitha kriptovalutave.

ETC tregoi nje korrelacion mjaft të lartë me Bitcoin (BTC) si kriptovalutën kryesore, duke arritur kështu korrelacionin në 0.98 nga shkalla me e lartë 1, krahasim ky që bëhet për dy kriptovaluta, për t’i parë si ecin njëra me tjetrën.

Por rritjet prej 75% të ETC në tetë ditët e fundit, tejkaluan kthimin prej 15% të BTC në të njëjten periudhë kohore. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të spekulimeve që Ethereum Classic të tërheq minatorët e tij nga rivali Ethereum.

Një “alternativë e qëndrueshme” për minatorët e Ethereum?

Ethereum Classic megjithatë nuk arriti të tërhiqte shumë përdorues, kështu duke e lënë rrjetin e tij (network) në duart e disa minatorëve. Kjo i kushtoi me shpenzime deri $1 milion në Coinbase, dhe në janar të 2019 rastet e sulmeve në rrjet u rritën për 51%.

Në dhjetor 2020, themeluesi i Cardano ($ADA) Charle Hoskinson njoftoi se kompania e tij IOHK filloi projektin Mantis për ta mbrojtur dhe mbështetur komunitetin e Ethereum Classic.

Vitin e kaluar komunitetit ka vërejtur se “lëvizja Ethereumit proof of stake (POS) mund të prishë marrdhëniet me komunitetin që preferon proof of work (POW)”, duke shtuar se “ky është vendi ku #EthereumClassic bëhet një alternativë e mundshme për të migruar projektet e #Ethereum”.

Mbledhjet dhe takimet e ETC do të mbahen në mars, por norma e hash-it ende nuk është rritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, keshtu duke paraqitur problem për minatorët e ETC.

Reduktimi i shpërblimit të bllokut ETC

Çmimi i $ETC u rrit në prag të uljes së shpërblimit për krijimin e një blloku për një të tretën, por që pritet edhe të përgjysmohet shpërblimi me 15 prill 2022, në bllokun e 15 000 0000.

Në detaje, shpërblimet e blockut te Ethereum Classic reduktohen 20% çdo 5 milion blloqe të minuara, kjo pas propozimit te ECP-1017 të mbajtur në vitin 2017.

E fundit nga ngjarjet e tilla ndodhi më 16 mars 2020, e cila e rriti ETC-në më shumë se 350%.

$ETC me çmimin $44 e ka thyer rezistencën, e cila gjatë periudhës korrik 2021 – dhjetor 2021 ishte zonë e supportit.

Lajme të ngjashme