Çka ndodhi? Rrahje mes disa qytetarësh në Aeroportin e Prishtinës (Video)
Në Aeroportin e Prishtinës raportohet për një rrahje mes disa personave.
Videoja është publikuar nga RTV Dukagjini dhe shfaq disa qytetarë derisa provojnë të grushtojnë njëri-tjetrin.
Nuk dihet nëse pjesëtarët e kësaj rrahjeje ishin pjesë e dy grupeve, apo më shumë. Në video dëgjohen edhe disa zëra, njëri prej të cilëve në një moment thotë: "Policia, Policia!" Një tjetër ndërkohë dëgjohet duke thënë "Moni se marre hej!"
As motivet e këtij rasti ende nuk dihen, por mes të përfshirëve mund të shihen edhe qytetarë të tjerë që provojnë t’i ndajnë.
Videoja: