Çka lidhet metaverse me kriptovalutat? - Rëndësia e metaverse - NACIONALE

Çka lidhet metaverse me kriptovalutat? - Rëndësia e metaverse

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Thamë që pothuajse çdo lojë e ka cryptovalutën e saj. Për shembull loja më e famshme The Sandbox ka tokenin apo coinin e saj $SAND. Loja Decentraland përdor $MANA, Axie Infinity ka $AXS, e kështu me radhë.

Ajo çka na çudit është kapitali i lartë i marketit të këtyre coinave të cilat i përmendëm. $MANA, $SAND, $AXS kanë kapital $4.3 miliardë, $3.3 miliardë dhe $2.9 miliardë respektivisht.

Pra një coin pas të cilit është një lojë, duket se paska goxha të holla. Dhe një fakt i tillë mund të na aludojë në suksesin e atij coini, apo të lojës në përgjithësi.

Pra tani kemi një pamje të qartë. Një coin i suksesshëm i lojërave metaverse mund të duket kësisoji:

  • Loja e tij është e luajtur nga një numër i madh njerëzish.
  • Mundësia e shndërrimit të objekteve në NFT dhe shitja e tyre, mundësitë e mëdha për të bërë gjëra të ndryshme në lojë.
  • Përkrahja e tyre nga kompani dhe personalitete të njohura (Një fakt interesant: Te loja The Sandbox, Snoop Dogg është reperi i parë që bashkpunon me një lojë, ku avatari i tij mban koncerte brenda lojës dhe njerëzit blejnë biletën (me $SAND) për të marrë pjesë përmes avatarëve të tyre në atë koncert, madje dikush ka paguar $450,000 për t’u bërë fqinj me të).

Këto dhe shumë arsye të tjera na bëjnë të kuptojmë që një coin i cili është përfshirë në një lojë, mund të ketë ngritje në çmimin e tij. Shembull mund ta marrim $SAND, të cilit me rastin e hyrjes së Facebook në botën e Metaverse, çmimi i është rritur 900% krahasuar me çmimin e lansimit. Po ashtu me bashkangjitjen e Adidas në The Sandbox, çmimi i $SAND është rritur, dhe dicka e tillë pritet të ndodhë përsëri kur edhe disa kompani tjera do t’i bashkangjiten The Sandbox.

Çmimi aktual i $SAND është $3.21 mirëpo bazuar në analizat teknike dhe zhvillimin që po i ndodh The Sandbox, pritshmëritë janë që çmimi të arrijë $10, madje edhe $15 në long term apo në afat të gjatë. Poashtu edhe $MANA ($2.43) pritet të ketë një rritje të konsiderueshme brenda vitit, por edhe në long term. Të gjitha këto për faktin se janë coina me një projekt gjigand i cili po realizohet çdo ditë e më tepër, kështu duke i bërë coina premtues, me një potencial shumë të madh.

Si përfundim, coinat të cilët janë në projektet e metaverse, qofshin ato për lojëra, për punë, për tregti apo diçka tjetër, mund të themi se janë coina në të cilat ia vlen investimi. Pritshmëritë janë mjaft të mëdha ngase bota METAVERSE dhe Web 3.0 po rritet çdo ditë e më tepër, andaj pritet edhe rritja e tyre. Përkrahja nga kompanitë e mëdha, na shton besimin ndaj tyre edhe më tepër. Andaj këshilla jonë do të ishte: mos u largoni nga coinat e metaverse.

Kompanitë kryesore të përfshira momentalisht janë:

  • Decentraland ($MANA)
  • The sandbox ($AND)
  • Cryptovoxels ($COLR)
  • Somnium space ($CUBE)
  • Bloktopia ($BLOK)
  • Axie Infinity ($AXS)
  • Enjin Coin ($ENJ)

Ndërsa kompanitë të cilat iu kanë bashkangjitur METAVERSE mund të përmendim:

  • NVIDIA
  • Apple
  • Microsoft
  • Adidas
  • Snapchat
  • Amazon
  • Meta
  • Google

Pse është i rëndsishëm METAVERSE?

  • Nuk do të kontrollohet nga asnjë individ, grup apo organizatë, do të jetë platformë e decentralizuar, dmth çdokush që ka një cryptovalutë të caktuar do të mund ta bëjë zgjedhjen e tij.
  • Shumica e metaversave do të jenë Open Source - pra do të kemi qasje për të parë mënyrën e ndërtimit të tyre, që kjo pjesë është e dobishme për developerat.
  • Do të transformojë mënyrën e reagimit ndaj një informacioni, shembull, nësë deri tani kemi mundur të reagojmë vetëm përmes tekstit dhe pamjes vizuale, në metaverse do të jetë një kombinim mes kontrolluesve të dorës, gjurmimeve të syrit dhe komandave zanore. Pra sikur botën reale.
  • Do ta lehtësojë pjesëmarrjen e të gjithëve, sidomos të atyre që janë me aftësi të kufizuara, duke filluar nga ata me probleme në lëvizje, të cilët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm brenda metaversit, pastaj problemet me dëgjim dhe në të folur.
  • Metaverse mund të ndihmojë në kërkimet shkencore si në kujdesin shëndetësor, hapësirën ajrore, dhe një sërë fushash të ndryshme, duke bërë eksperimente në botën virtuale për të zbuluar gabimet në fusha të caktuara dhe t’i implementojë ato në jetën reale.
  • Metaverse mund të bëhet destinacioni dixhital për të gjithë, që i bie të gjithë ne mund të dalim dhe të takohemi me njëri-tjetrin pa pasur nevojë të udhetojmë.

Metaverse do të jetë gjithkund. Në punë, në shtëpi, në treg, në rrugë, në lojëra, në çdo hap që e hedhim drejt të ardhmes do të kemi të bëjmë me të. Kjo për faktin që e lehtëson punën tonë, na bashkon neve që kemi interesa të përbashkëta, zhvillon rrjetin Web 3.0, lehtëson shitjen e NFT përmes rrjetit blockchain, e shumë gjëra tjera të rëndësishme për ne. Metaverse është e ardhmja!

Eventet kryesore për Metaverse që do të mbahen këtë vit janë:

  • ICVARS, 25-27 Mars, Australi,
  • The Global Metaverse Conference, 27-29prill, Kaliforni,
  • AI-VR 22-24 Qershor, Japoni,
  • Siggraph 8-11 Kanada,
  • XR FAIR 22-28 Tokio,
  • IMMERSE GLOBAL SUMMIT 5-7 dhjetor Florida.

Pjesëmarrësit e këtyre eventeve do të jenë ekspertë nga e gjithë bota në fusha të ndryshme, kryesisht nga bota inxhiniero-kompjuterike. Të gjitha këto evente do të mbahen me qëllimin të diskutimit, prezantimit, mësimit rreth këtij inovacioni që po ndryshon sot botën.

Lajme të ngjashme