Çitaku: Kryeministër, ku e ndale zingjirin e përgjegjësisë?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë në rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, duhet të japë dorëheqje.
Mirëpo, përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pyetur kryeministrin se cili është zingjiri i përgjegjësisë që duhet të jap dorëheqje, duke thënë se Kosova është pa ministër të Shëndetësisë, kryeprokuror e drejtor policie.
“Kryeministër, Kosova nuk ka: ministër të Shëndetësisë, kryeprokuror, drejtor të Policisë. Ku e ndale zinxhirin e përgjegjësisë”, ka shkruar ajo.