Çika e Jakup Krasniqit: Babi ti linde për gjëra të mëdha, i dhurove fytyrë e zë UÇK-së - NACIONALE

Çika e Jakup Krasniqit: Babi ti linde për gjëra të mëdha, i dhurove fytyrë e zë UÇK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gresë Krasniqi, e bija e Jakup Krasniqit, ish-kryetar i Kuvendit e ish-zëdhëns i UÇK-së, ka bërë një postim emocionues me rastin e dy vjetorit të arrestimit të z.Krasniqit nga ana e Gjykatës Speciale.

E bija e ish-politikanit të lartë kosovar, ka shkruar se Krasniqi vazhdon të kontribuojë për Kosovën edhe në moshën e 70-vjeçare.

Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikësuar?”, shkroi ndër të tjera zonja Krasniqi.

Tutje, ajo ka theksuar se babai i saj ka lindur për gjëra të mëdha.

Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara.”, shkroi tutje.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme